Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë iu drejtuan së bashku dyerve të stadiumit, ndërsa atmosfera është elektrizuese, pavarësisht se skuadrat vijnë në përballje me humbjen e ndeshjeve të para.
Shqipëria dhe Kroacia do të përballen sot në orën 15:00 në “Volksparkstadion” të Hamburgut, në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për Grupin B të EURO 2024.
Pasi 50 mijë shqiptarë ndoqën sfidën mes Shqipërisë dhe Italisë në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit dhe mijëra të tjerë e ndoqën në ndeshjen në ekranet gjigande zonat e simpatizuesve jashtë stadiumit dhe në qendër të qytetit, sot priten po aq tifozë kuq e zi në Hamburg.
Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë iu drejtuan së bashku dyerve të stadiumit, ndërsa atmosfera është elektrizuese, pavarësisht se skuadrat vijnë në përballje me humbjen e ndeshjeve të para.
Mijëra shqiptarë ndodhen në Hamburg duke e “pushtuar” me ngjyrat kuqezi qytetin verior gjerman.
Mijëra tifozë të veshur kuq e zi me ngjyrat e flamurit kombëtar ia kanë marrë valles me veshje popullore në rrugët e qyteti gjerman.
Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit edhe në “Volksparkstadion” të Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike etj.) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Ata që nuk kanë bileta mund të shijojnë ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld.
Kjo është përballja e dytë e Shqipërisë në Euro 2024 dhe e para në histori ndaj Kroacisë.