Transferimet më të mëdha në futboll që dështuan në momentin e fundit     Foto: TRT Balkan

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë që tërheq vëmendjen jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe jashtë fushës. Transferimet, reklamat, në të cilat marrin pjesë lojtarët, por edhe e jeta e tyre private, janë diçka që publiku i futbollit gjithmonë interesohet.

Megjithatë, transferimet me të cilat lojtarët kalojnë nga një klub në tjetrin ndiqen me shumë vëmendje nga publiku besnik që mezi pret në klubin e tij të preferuar të shohë lojtarin më të mirë. Por momente të tilla shoqërohen me emocione të mëdha, sepse nuk janë të rralla rastet që transferimet dështojnë edhe pse paraprakisht njoftohen me pompozitet.

Vlerësimet e gabuara të trajnerëve, problemet me dokumentet personale dhe ato të udhëtimit, por edhe fatkeqësitë natyrore ishin vetëm disa nga arsyet që transferime të caktuara nuk u realizuan, edhe pse ishin paralajmëruar.

TRT Balkan hulumtoi transferimet më të mëdha të futbollit që dështuan në momentin e fundit.

Ibrahimoviç në Arsenal

Adhuruesit e futbollit kujtojnë historinë e transferimit të paralajmëruar të Zlatan Ibrahimoviç-it në Arsenal. Siç raportuan shumë media në atë kohë, ky transferim dështoi për shkak të karakterit të Ibrahimoviç-it, sepse kur trajneri i atëhershëm i “topçinje”, Arsene Wenger, i kërkoi të vinte në një provë në Arsenal, suedezi u përgjigj se “ai nuk shkon askund në provë”.

Shtypi anglez shkruante se Arsenal përgatit 11 milionë funta për angazhimin e Ibrahimoviç-it, i cili në atë kohë luante në klubin francez Paris Saint-Germain (PSG).
“A do ta pranojë Wenger gabimin kur e lëshoi të riun Ibrahimoviç, i cili në vend që të nënshkruaj për Arsenal-in udhëton në Ajax”, pyetën mediat.

Në të kalurën, Ibrahimoviç ishte në provë në Arsenal në moshën 17-vjeçare, por sipas fjalëve të Wenger “ai nuk shfaqi cilësi të lakmueshme”, kështu që u la të luajë Suedi.

Zlatan Ibrahimoviç         Foto: AA

Falcao në Aston Villa

Me paraqitjen e tij cilësore në fanellën e klubit argjentinas River Plata, kolumbiani Radamel Falcao i njohur me pseudonimin “El Tigre” ishte pranë një transferimi te Aston Villa, por trajneri i atëhershëm i klubit anglez, Martin O’Neill, nuk ishte i gatshëm të ndajë 9 milionë euro për kolumbianin, ndaj vendosi që në klubin e tij të sjellë anglezin me përvojë Emile Heskey.

Pasi O’Neill vendosi të ndalojë transferimin, Falcao përfundoi në Porto të Portugalisë.

Bale nuk shkon në Birmingham për shkak të lëndimit

Në sezonin 2009/10, Gareth Bale nuk ishte aq i njohur në futboll dhe ishte një hap më afër transferimit nga Tottenham në Birmingham. Klubet ranë dakord, por më pas pasuan disa lëndime në fanellën e “gjelave”. Futbollisti nga Uellsi pati mundësinë për të luajtur në një ndeshje dhe shënoi dy gola, pas çka Tottenham vendosi ta mbante.

Mediat shpesh e kanë cilësuar Bale-n si “fatkeqësia më e madhe”, për shkak të statistikave të tij të dobëta te Tottenham, por pas disa vitesh ai u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit me një transferim rekord prej 100 milionë eurosh.

Një nga transferimet më të çuditshme që dështoi, Lewandowski te Blackburn

Një nga transferimet më të çuditshme që dështoi. Me siguri një herë në histori ndodhë që një vullkan bën që një transferim të dështojë, por kjo i ka ndodhur Robert Lewandowski-t. Sam Allerdyce dëshironte ta sjellë në radhët e tij, por vullkani islandez Eyjafjallajökull shpërtheu dhe shkaktoi re të mëdha tymi pas së cilës fluturimet për në Britani u anuluan. Në vend të një prove në Blackburn, Lewandowski u largua nga klubi polak Lech Poznan për në Dortmund të Gjermanisë, ku arriti rezultate mbresëlënëse.

Robert Lewandowski      Foto: AFP

Ronaldinho në St. Mirren

Kur u transferua nga Brazili në Evropë në radhët e klubit Paris Saint-Germain (PSG), Ronaldinho për pak sa nuk përfundoi në radhët e klubit skocez St. Mirren në formë huazimi. Megjithatë, ai kishte disa probleme me pasaportën që e pengoi atë të luajë në Skoci.

Legjendari Maradona në Sheffield

Një nga futbollistët më të njohur dhe më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Maradona, kur në fillimet e karrierës së tij të shkëlqyer në futboll luajti për Argentinos Juniors, shumë klube shfaqën interes për të, përfshirë ato angleze Arsenal dhe Sheffield. Sipas raportimeve në media, Sheffield mund të kishte sjellë në radhët e klubit Maradona-n, atë kohë 17-vjeçar, por klubi ra nga liga në atë kohë dhe “El Pibe” nuk iu bashkua Sheffield-it.

Këto janë vetëm disa nga transferimet që shumë media i kanë cilësuar si transferime “më të mëdha të dështuara”, por me siguri kjo listë mund të zgjerohet shumë.

Mbappe, jo në Real Madrid

Nasser al-Khelaifi dhe Kylian Mbappe pas nënshkrimit të kontratës së re     Foto: AP

Dështimi i transferit të Kylian Mbappe, nga Paris Saint-Germain në Real Madrit, ishte befasia e fundi që ndodhi në botën e futbollit. Ylli i futbollit francez Mbappe, edhe pse pritej me shumë entuziazëm në klubin e “mbretërve”, ai në fund vendosi të qëndroj edhe për disa vitë në PSG.

Ky lajm u bë i ditur në fund të majit të këtij viti kur francezi 23-vjeçar doli në konferencë për shtyp së bashku me presidentin e klubit, Nasser al-Khelaifi.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se e kam vazhduar kontratën time me Paris Saint-Germain, dhe kuptohet se jam i kënaqur. I bindur jam se këtu mund të vazhdoj të rritem në një klub që ofron gjithçka të nevojshme për të performuar në nivelin më të lartë”, tha futbollisti francez Kylian Mbappe.

Kontrata e re e tij me PSG parasheh që bashkëpunimi të vazhdoj deri me 30 qershor të vitit 2025.

TRT Balkan