Türkiye për herë të parë shpallet kampion Evrope në volejboll për femra. / Photo: AA

Skuadra turke e volejbollit për femra mundi Serbinë në një dramë me pesë sete për të fituar titullin e tyre të parë kontinental në finalen e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Femra 2023 CEV të dielën.

Skuadra turke, e quajtur nga tifozët “Sulltanët e rrjetave”, fitoi finalen me setet 27-25, 21-25, 25-22, 22-25 dhe 13-15 në Palais 12 të Brukselit.

Presidenti turk Recep Tayip Erdoğan e uroi Türkiyen për fitimin e trofeut.

“Përgëzoj sinqerisht Kombëtaren tonë të Volejbollit për Femra, Sulltanët e Rrjetit, të cilat na bëjnë të gjithë krenarë si kampionë evropianë të CEV 2023”, shkroi kështu Erdoğan në rrjete sociale.

Ndërkohë, Holanda mundi Italinë në tri sete për të zënë vendin e tretë në turne.

Vargas u emërua MVP

Melissa Vargas, e cila shënoi 41 pikë në ndeshjen finale, u zgjodh si “Lojtarja më e vlefshme e Kampionatit Europian”.

Vargas u emërua gjithashtu lojtarja më e vlefshme pas turneut të Ligës së Kombeve.

TRT Balkan