Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye me diplomaci efikase mbron interesat e saj kombëtare dhe arrin rezultate.
"Sot ekziston një Türkiye që mbron me guxim interesat e saj kombëtare në të gjitha fushat, përfshirë në OKB dhe NATO, si dhe që arrin rezultate me diplomaci efikase", tha Erdoğan në një takim të krerëve provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mbajtur në kryeqytetin Ankara.
Erdoğan shtoi se Türkiye forcoi politikën e saj të jashtme, fitoi reputacion dhe vetëbesim.
Ai tha se Türkiye, me ushtrinë e saj të fortë, kreu operacione anti-terroriste për të mbrojtur sigurinë kombëtare "pa kërkuar miratimin e askujt". Ai shtoi se në 21 vitet e fundit, Türkiye është bërë një vend "më demokratik dhe i lirë" që ka mundësi të barabarta për qytetarët e saj.
Fjalimi i presidentit Erdoğan vjen në një kohë kur AK Parti shënon 21 vjetorin e ekzistencës, periudhë e shënuar me fitore të rëndësishme elektorale.
15 Gus 2022
Erdoğan: Türkiye me diplomaci efikase mbron interesat e saj kombëtare
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një takim me krerët provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Shefat e diplomacisë turke dhe sllovene takohen në Ankara
Në vizitën e saj dy-ditore, Fajon pritet gjithashtu të takohet me ministrin e Tregtisë, Ömer Bolat dhe të marrë pjesë në seancën e 9-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Türkiye-Slloveni me ministrin e Rinisë dhe Sporteve, Osman Aşkın Bak.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.