Liban, mbërrijnë ndihmat humanitare të dërguara nga Türkiye / Photo: AA

Avioni që transportoi ndihma humanitare nga Türkiye në Liban mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar "Rafic Hariri" në kryeqytetin Bejrut. Avioni me ndihma u prit nga ministri libanez i Shëndetësisë Firass Abiad dhe ambasadori i Türkiyes në Bejrut, Ali Barış Ulusoy.

Ministri libanez Abiad në një deklaratë tha se "Avioni turk me ndihma, dërgon një mesazh solidariteti për popullin tonë kundër sulmit të pamëshirshëm të Izraelit".

Në avionin me ndihma të dërguar nga Türkiye janë 30 tonë ndihma humanitare dhe ndihma mjekësore.


TRT Balkan / agjencitë