Qendra e përbashkët në Istanbul do të kryej inspektime në hyrje-daljet e porteve     Foto:Reuters 

Gjatë ditës së nesërme në kuadër të marrëveshjes për rrifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës në botë, përfundimisht pritet të zyrtarizohet hapja e Qendrës së re të përbashkët e kordinimit në Istanbul.
Kjo Ceremoni do të mbahet në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Istanbul, ku do të marrë pjesë edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Ndërkohë kujtojmë se delegacionet e Türkiye-s, OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës nënshkruan të premten një marrëveshje historike për rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase të Odesa, Chernomorsk dhe Yuzhny, pas bllokadës disa mujore për shkak të luftës ruso-ukrainase.
Sipas marrëveshjes, në Istanbul u krijua një qendër e përbashkët koordinimi, e cila do të kryejë inspektime në hyrje-daljet e porteve dhe do të garantojë sigurinë e rrugëve.

AA