Numri i të vdekurve rritet në 284, mbi 2.320 të lënduar nga tërmeti 7.4 ballë në Türkiyen jugore, tha zëvendëspresidenti Fuat Oktay.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türiyes (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte qendër në qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje). Ai u pasua nga tërmete me magnitudë 6.4 dhe 6.5 që goditën provincën juglindore të Gaziantepit.
Në provincën turke të Malatya, të paktën 23 persona u konfirmuan të vdekur dhe 420 të tjerë të plagosur, tha guvernatori i saj.
Tërmeti shkatërroi gjithashtu 140 ndërtesa në provincë. Ndërkohë, në provincën turke Sanliurfa, të paktën 15 persona mbetën të vrarë dhe 30 të plagosur, ndërsa të paktën pesë persona u vranë në provincën Osmaniye.
Provinca Diyarbakir raportoi të paktën 6 të vdekur dhe 79 të plagosur. Tërmeti fillestar është ndjerë edhe në vendet fqinje të Libanit dhe Sirisë.
Mbi 100 vdekje u raportuan në Siri, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit.
Nuk ka ende informacione për viktima në Liban.
AFAD në gatishmëri
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shkroi në Twitter për të përcjellë ngushllimet për qytetarët e prekur nga tërmeti fillestar.
Ai shtoi se AFAD dhe njësitë e tjera janë "në gatishmëri". Po ashtu theksoi se ekipet e shpëtimit u dërguan menjëherë në krahinën e prekur nga tërmeti.
“Ministria jonë e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë, AFAD, qeveritë e provincave dhe të gjitha institucionet e tjera filluan punën e tyre me shpejtësi. Po bashkërendojmë edhe punën pas tërmetit. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe do të vazhdojmë punën tonë", shkruan presidentit Erdoğan.
6 Shk 2023
Qindra njerëz humbën jetën nga tërmeti vdekjeprurës në Türkiye
Dridhjet nga tërmeti po ashtu janë regjistruar në Siri dhe Liban.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore