Türkiye ‘neutralizon’ 4 terroristë të PKK/YPG-së në Irakun verior / Photo: AA

“Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan katër terroristë të PKK-së në zonën e operacionit Claw-Lock në Irakun verior”, deklaroi ministria në X.

Ministria tha se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë "në mënyrë efektive dhe të vendosur".

Türkiye nisi operacionin Claw-Lock në prill 2022 për të shënjestruar strehët e organizatës terroriste PKK në rajonet veriore të Irakut Metina, Zap dhe Avasin-Basyan pranë kufirit turk.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Në një fushatë terroriste prej më shumë se 35 vitesh kundër Türkiyes, PKK-ja është listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja. PKK-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë këtu gra, fëmijë dhe foshnja.

AA