Aleatët e NATO-s kundër idesë e Macronit për dërgimin e trupave në Ukrainë / Foto: AA

Vendet e NATO-s, përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë thanë se vendet perëndimore nuk do të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë, duke hedhur poshtë deklaratën e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron.

Aleatët kanë përjashtuar edhe një herë dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, duke përsëritur se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me ndihmë ushtarake.

"Ajo që është rënë dakord mes nesh që nga fillimi vlen edhe për të ardhmen, se nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në Ukrainë që do të dërgohen nga shtetet evropiane, apo shtetet e NATO-s", u tha gazetarëve kancelari gjerman Olaf Scholz të martën.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi Macron kishte sugjeruar dërgimin e trupave tokësore perëndimore në Ukrainë për të mbështetur ukrainasit në mbrojtjen e vendit të tyre kundër Rusisë.

"Nuk ka asnjë konsensus sot që trupat tokësore duhet të vendosen në mënyrë zyrtare, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi", tha Macron në një konferencë për media në Paris, pasi priti liderët perëndimorë në konferencë ku u diskutua për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

AA