Anija shemb një urë në ShBA, disa automjete bien në ujë

Anija shemb një urë në ShBA, disa automjete bien në ujë

Autoritetet thanë se po përpiqeshin të shpëtonin të paktën shtatë persona.
Anija shemb një urë në ShBA, disa automjete bien në ujë /   Foto: AA

Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore, Maryland, u shemb në orët e para të ditës së sotme pasi një anije mallrash e goditi atë dhe disa automjete ranë në ujë.

Autoritetet thanë se po përpiqeshin të shpëtonin të paktën shtatë persona.

Anija e madhe goditi urën, pas çka anija mori flakë dhe u fundos.

Në një video të postuar në platformën X shihet se si përplasja bëri që disa automjete të binin në lumin Patapsco.

"Të gjitha korsitë janë të mbyllura në të dyja kahet për shkak të një aksidenti në urën I-695 Key", njoftoi Departamenti i Transportit në Maryland.

Kryetari i Bashkisë Brandon M. Scott dhe ekzekutivi i qarkut Baltimore Johnny Olszewski Jr. njoftuan se personeli i emergjencës ishte në terren dhe përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

Disa automjete ndodheshin në urën "Francis Scott Key", e cila u hap në vitin 1977, në momentin e aksidentit.

TRT Balkan / agjencitë