Thakur Raja Singh, një anëtar i Partisë hindu nacionaliste Bhartiya Janata (BJP) në parlamentin lokal, u arrestua për shkak të deklaratave fyese ndaj Profetit Muhamed, duke shkaktuar protesta masive në qytetin Hyderabad, në shtetin jugor indian Telangana.
Policia e Hyderabad në deklaratën e saj theksoi se Thakur Raja Singh, anëtar i BJP-së i asamblesë legjislative të shtetit, u arrestua të martën në mëngjes, pasi kundër tij u ngritën disa akuza në pjesë të ndryshme të qytetit.
"Ne e kemi arrestuar atë. Detaje të mëtejshme do të publikohen së shpejti", tha për AA Joel Davis, një zyrtar policor në Hyderabad.
Të hënën, Singh publikoi një video në të cilën shihet duke folur në mënyrë fyese për Profetin Muhamed.
Pas kësaj, të hënën mbrëma shpërthyen protesta në pjesë të ndryshme të Hyderabad, ku protestuesit kërkuan masa ligjore kundër tij.
Kohët e fundit, Nupur Sharma, zëdhënëse e BJP-së, bëri komente fyese për Profetin Muhamed gjatë një debati televiziv, i cili shkaktoi reagime të ashpra në Indi, si dhe në botën islame. Komentet e saj u dënuan nga qeveria indiane dhe partia e saj nga e cila u përjashtua.
Zëdhënësi tjetër i BJP-së, Naveen Kumal Jindal, u përjashtua nga partia për komente në mediat sociale në mbështetje të Sharma-s dhe kundër Islamit. Pas deklaratave të tyre, në mbarë vendin u mbajtën protesta masive.
Dhjetëra shtete islame dhe organizata ndërkombëtare dënuan komentet e diskutueshme.
23 Gus 2022
Arrestohet deputeti indian për komente fyese ndaj Profetit Muhamed
Arrestimit të deputetit Thakur Raja Singh i paraprinë protestat masive në qytetin Hyderabad të Indisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.