Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad në takimin me Alexander Lavrentiev, përfaqësuesin special të presidentit rus Vlladimir Putin, dha deklarata në lidhje me marrëdhëniet Siri-Türkiye.
Në lajmin e agjencisë së regjimit në Siri, SANA, thuhet se Assad është takuar me Lavrentievin.
"Siria është e hapur për të gjitha iniciativat në lidhje me marrëdhëniet Siri-Türkiye bazuar në luftën kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste me sovranitetin e saj mbi të gjithë territorin e vendit", ka thënë Assad, raportohet në lajm.
Lavrentiev tha se janë duke mbështetur iniciativat lidhur me marrëdhëniet Türkiye-Siri. "Shohim që kushtet janë më të favorshme se kurrë për suksesin e ndërmjetësimeve. Rusia është e gatshme të punojë për të çuar përpara negociatat. Qëllimi është të ketë sukses në rivendosjen e marrëdhënieve midis Sirisë dhe Türkiyes", thuhet të ketë thënë Lavrentiev.