Derisa vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në ShBA-së, çmimi i kriptomonedhës Bitcoin ka arritur në një nivel rekord duke kaluar 75 mijë dollarë, me shpresën për një fitore të mundshme të kandidatit republikan Donald Trump.
Sipas rezultateve të para jozyrtare, kandidati presidencial i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump, deri më tani ka fituar 214 vota elektorale në 35 nga 50 shtetet federale në zgjedhjet presidenciale kundrejt kundër-kandidates së tij nga Partia Demokrate, zv/presidentja Harris, e cila deri më tani ka fituar 179 vota elektorale.
Mbetet interesant fakti se me numërimin e votave edhe çmimi i Bitcoin po rritet gjithashtu, me pritjet se Trump do të fitojë një avantazh në zgjedhje.
Sipas të dhënave nga “Coinmarketcap”, çmimi i kriptomonedhës theu një rekord prej 75.011 dollarësh, ndërsa deri në orën 04:30 me Zonën Kohore të Evropës Qendrore (CET) Bitcoin tregtohej me 73.886 dollarë.
Nga ana tjetër, norma e interesit për obligacionin shtetëror 10-vjeçar të thesarit amerikan u rrit në 4,44 për qind, me një rritje prej 15 pikë bazë. Indeksi i dollarit u rrit me 1,5 për qind në 10.95.