Blinken me mesazh për "një shtet të pavarur palestinez". / Foto: AA Archive

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, në bisedat telefonike që zhvilloi me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, përsëriti angazhimin për "një shtet të pavarur palestinez".

Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se Blinken zhvilloi bisedë telefonike me ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna, ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

Në bisedë, Blinken vuri theksin mbi rëndësinë për sigurimin sa më parë të ndihmave humanitare për Gazën, minimizimin e humbjeve civile dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

Duke nënvizuar angazhimin e ShBA-së për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, Blinken dënoi sulmet e Huthive ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe bëri thirrje për bashkëpunim për sigurinë detare.

Gjatë bisedës, ministrat diskutuan dhe për çështjen e ndihmave për Ukrainën.

TRT Balkan / agjencitë