Blinken: Padia për gjenocid kundër Izraelit është e pamerituar.    /Foto: AA Archive

Sulmi ndaj bazës amerikane në kufirin siriano-jordanez do të marrë “përgjigje të shumëfishtë nga ShBA-ja”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken, i cili mbajti konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Washington, foli edhe për sulmin ku mbetën të vrarë tre ushtarë amerikanë.

Sekretari amerikan tha se ndiejnë keqardhje për ushtarët që humbën jetën në sulm dhe tha se kanë marrë të gjitha masat e mundshme që sulme të tilla të mos përsëriten. Ai theksoi se administrata e Joe Bidenit është duke vlerësuar opsionet për një përgjigje ushtarake.

I pyetur se si do të përgjigjet ShBA-ja, Blinken tha: "Siç tha presidenti dje, ne do të përgjigjemi dhe kjo përgjigje do të jetë e shumëfishtë, me faza dhe për një periudhë të gjatë kohore".

Duke thënë se nuk po kërkojnë luftë me Iranin, Blinken theksoi se tensionet në rajon janë rritur që nga 7 tetori dhe se do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e ShBA-së në Lindjen e Mesme.


TRT Balkan / agjencitë