NATO-ja “nuk mund të jetë një aleancë a la carte”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pasi Donald Trump minimizoi angazhimin e tij ndaj ombrellës së sigurisë së NATO-s në Evropë, nëse ai bëhet përsëri president i ShBA-së.
Trump ndezi një stuhi politike e cila shkaktoi ftohje mes aleatëve evropianë të Shteteve të Bashkuara të shtunën, kur tha se do të “inkurajonte” Rusinë të sulmonte çdo vend të NATO-s që nuk përmbush detyrimet financiare.
"Le të jemi seriozë. NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë ushtarake 'a la carte', nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që funksionon në varësi të humorit të presidentit të ShBA-së çdo ditë", tha Borrell.
"Ekziston ose nuk ekziston", tha ai, duke shtuar se nuk do të vazhdonte të komentonte mbi "ndonjë ide budallaqe" që do të dilte nga fushata e zgjedhjeve presidenciale në ShBA.