Përvetësimi i njohurive të caktuara nëpërmjet orëve onlajn gjatë pandemisë mes nxënësve amerikanë ka treguar historikisht rezultatin më të keq, sipas të dhënave nga NAEP (National Assessment of Educational Progress), i njohur edhe si "National's Report Card".
Matematika dhe aftësitë e të lexuarit kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta që para pandemisë Covid-19, treguan rezultatet e testeve kombëtare të publikuara të hënën, një tregues i dëmit që mbyllja e shkollave u ka shkaktuar fëmijëve.
Rezultate rekord të ulëta u vunë re në matematikë. Kjo tendencë është e dukshme në shumicën e shteteve amerikane dhe pothuajse në të gjitha grupet demografike. Rezultate jo të mira u regjistruan edhe në pjesën e leximit.
Testet u kryen ndaj nxënësve të klasës së katërt dhe të tetë midis janarit dhe marsit 2022.
Provimet e matematikës pasqyruan performancën e 116.200 nxënësve të klasës së katërt në 5.780 shkolla dhe 111.000 nxënësve të klasës së tetë në 5.190 shkolla. Testet e leximit iu dhanë 108.200 nxënësve të klasës së katërt në 5.780 shkolla dhe 111.300 nxënësve të klasës së tetë në 5.190 shkolla.
Aftësitë e nxënësve të klasës së tetë në matematikë ranë me shtatë pikë krahasuar me përqindjen e vitit 2019 dhe aftësia për të lexuar me dy pikë.
Testi konsiderohet si shfaqja e parë gjithëpërfshirëse kombëtare e arritjeve të studentëve që nga fillimi i pandemisë.
Studimet e mëparshme kanë dokumentuar rezultate të ngjashme më të dobëta në lexim dhe matematikë pasi udhëheqësit politikë dhe distriktet shkollore mbyllën shkollat dhe iu drejtuan "mësimit në distancë".
Raporti, mes të tjerash, tregon se në vitin shkollor 2020-2021 rezultatet më të mira në orët onlajn u arritën nga ata studentë që kishin më shpesh akses në kompjuter, një mjedis të qetë pune dhe ndihmë shtesë nga mësuesit e tyre.
Nxënësit e klasës së tetë me sukses më të lartë thanë se merrnin pjesë në klasa në kohë reale në internet me mësues më shpesh sesa bashkëmoshatarët e tyre me sukses më të ulët.
Rezultatet e testit ishin më të këqijat midis fëmijëve të pakicave, gjegjësisht midis nxënësve të bardhë dhe bashkëmoshatarëve të tyre afrikano-amerikanë dhe latino-amerikanë u zgjeruan që kur testi u administrua për herë të fundit në 2019.
26 Tet 2022
Covid-19 lë pasoja mbi edukimin e fëmijëve në ShBA
Zhvillimi i procesit edukativo-arsimor nga distanca gjatë kohës së coronavirus-it ka ndikuar negativisht te nxënësit e shkollave fillore në ShBA.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore