Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka njoftuar se përsëri do të garoj në zgjedhjet për president të Amerikës në vitin 2024.
"Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani," u tha ish-presidenti 76-vjeçar qindra mbështetësve të mbledhur të martën në një sallë balluke të zbukuruar me flamurin amerikan në rezidencën e tij pallati Mar-a-Lago në Florida.
Sipas tij, Amerika nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden është një komb i dështuar.
“Për ta bërë Amerikën sërish të madhe, unë sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.
Trump dorëzoi dokumentet e tij zyrtare të kandidaturës pranë autoritetit zgjedhor të SHBA-së pak çaste përpara se të shpallte publikisht kandidaturën e tij.
"Unë jam duke kandiduar sepse besoj se bota nuk e ka parë ende lavdinë e vërtetë të asaj që mund të jetë ky komb," tha Trump.
16 Nën 2022
Donald Trump shpalli kandidaturën për president të ShBA-së
Gjatë periudhës së deritanishme të udhëheqjes së presidentit Joe Biden, Amerika sipas ish-presidentit Donald Trump ka qenë një komb i dështuar.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.