Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u deklarua i pafajshëm të martën për 37 pika të aktakuzës të ngritura nga prokurorët federalë në lidhje me dyshimet se ka mbajtur dokumente të klasifikuara të qeverisë pasi u largua nga detyra si president i ShBA-së.
Sipas raporteve të shumta, Trump u deklarua ashtu siç pritej në gjykatën federale në Miami, Florida.
Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza federale pas padisë së ngritur nga juria e madhe në Florida javën e kaluar. Ai përballet me akuza të veçanta shtetërore në lidhje me biznesin e tij në New York.
Trump përballet me 37 akuza, përfshirë 31 akuza për fshehje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, shumica e të cilave lidhen me dokumentet e sekuestruara kur FBI bastisi pronën e Trump në Mar-a-Lago në gusht. Njëmbëdhjetë nga këto akuza lidhen me dokumentet që avokati i Trumpit ua dorëzoi hetuesve të FBI-së në qershor.
Trump përballet me një akuzë shtesë të komplotit për pengim të drejtësisë së bashku me Waltine Nauta, ndihmësi i tij ushtarak ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë, i cili vazhdoi të shërbente si ndihmës i tij personal edhe pasi u largua nga detyra në janar 2021.
Ata akuzohen për posedim të një dokumenti ose regjistrimi, fshehje korruptive të një dokumenti ose regjistrimi, fshehje të dokumentit në hetim federal dhe zbatimin e një plani për fshehjen e saj.
Trump dhe Nauta u akuzuan me nga një akuzë për dhënien e deklaratave të rreme për hetuesit federalë. Aktakuza u ngrit të enjten në distriktin jugor të Floridës pasi u kthye nga juria e madhe.
Trump pretendon se çështja kundër tij ishte e motivuar politikisht.