Donald Trump u plagos pasi u raportua për të shtëna në tubim në Pensilvani         / Foto: AP

Kandidati republikan Donald Trump u evakuua nga skena në një tubim në Pensilvani pasi u dëgjuan të shtëna.

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u pa i gjakosur në veshin e tij të djathtë teksa ishte i rrethuar nga agjentë të sigurisë, të cilët e nxorën jashtë skenës.

Shërbimi Sekret njoftoi se ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt.

"Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme", njoftoi Shërbimi Sekret.

Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se nuk është ende i informuar për incidentin në tubimin e Trumpit në Pensilvani.

TRT Balkan / agjencitë