35 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rafah në 24 orët e fundit.    /Foto: AA

Ministri i Egjiptit dhe ai i ShBA-së kanë diskutuar çështjen për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, disa orë pas largimit nga Kajroja të delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit të cilët biseduan për rezultatet e negociatave për armëpushim, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Egjiptit.

Në bisedë ministrat u fokusuan mbi zhvillimet për situatën humanitare dhe sigurinë në qytetin Rafah në jug të Gazës, si dhe për çështjen e ndjeshme të negociatave të vazhdueshme në Kajro të cilat po zhvillohen për të arritur armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve.

Ministrat u pajtuan me mendimin që palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe përpjekjen e nevojshëm për të arritur armëpushim.

Po ashtu, u diskutuan edhe pasojat e marrjes nën kontroll të pikës kufitare Rafah nga Izraeli dhe rreziqet që mbart vazhdimi i kësaj situate.

Shoukry ka vënë theksin mbi "nevojën për arritjen e armëpushimit sa më shpejt të jetë e mundur", ndërsa më tej ministrat kanë bërë të ditur se zhvendosja me detyrim e palestinezëve është kategorikisht e papranueshme.

Rreziqet e sulmeve të Izraelit në rajonin Rafah të Palestinës, katastrofën humanitare që ato do të shkaktojnë, si dhe për përmasat e pasojave që do të ndikojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, ishin temat mbi të cilat Shoukry tërheqoi vëmendjen.

Ndërkaq, në deklaratën e ministrisë theksohet se edhe Blinken ra dakort me homologun e tij egjiptian për këtë çështje.

TRT Balkan / agjencitë