Elon Musk do të zhvendosë selinë e SpaceX dhe X nga Kalifornia në Teksas       / Foto: AA

Pronari i kompanive Tesla, SpaceX dhe X, Elon Musk njoftoi se do të zhvendosë selinë e kompanive SpaceX dhe X nga Kalifornia në Teksas.

Vendimi i tij erdh pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, nënshkroi një ligj që ndalon mësuesit në shtet të ndajnë informacionin e identitetit gjinor me prindërit pa lejen e fëmijës.

Në postimin e tij në X, Musk tha se vendimi i guvernatorit Newsom ishte "goditja e fundit", ndërsa ka njoftuar zhvendosjen e selisë së SpaceX nga rajoni Hawthorne i Kalifornisë në Starbase të Teksasit.

Ai tha se ky dhe shumë ligje të mëparshme kërcënojnë familjet dhe kompanitë. Musk tha se më parë ia ka bërë të qartë Newsom-it se ligje të tilla do t'i detyronin familjet dhe kompanitë që duan të mbrojnë fëmijët e tyre të largohen nga Kalifornia.

TRT Balkan / agjencitë