Marrëveshja kornizë strategjike e nënshkruar midis Türkiyes dhe Irakut përbën një “udhërrëfyes solid”, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
“Unë besoj se vizita ime dhe marrëveshjet e saponënshkruara do të përbëjnë një pikë kthese të re në marrëdhëniet Türkiye-Irak”, tha Erdoğan, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin irakian Mohammed Shia Al-Sudani në Bagdad.
Nën kujdesin e presidentit turk dhe kryeministrit irakian, u nënshkrua një memorandum katërpalësh mirëkuptimi në lidhje me bashkëpunimin në projektin e Rrugës së Zhvillimit midis Irakut, Türkiyes, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Më tej, Erdoğan tha se bashkëpunimi për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit ishte një nga pikat më të rëndësishme të agjendës gjatë takimeve të tij në Irak.
Ai tha gjithashtu se Türkiye mirëpret përcaktimin e grupit terrorist PKK si organizatë e ndaluar në Irak.
Presidenti turk përsëriti më tej thirrjen e tij për të gjitha palët përkatëse që të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ai tha se siguria e Türkiyes dhe ajo e Irakut janë një tërësi e pandashme.
Al-Sudani po ashtu njoftoi se Türkiye dhe Iraku kanë nënshkruar 24 memorandume mirëkuptimi.