Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) konfirmoi se Evropa kontinentale regjistroi një temperaturë rekord prej 48,8 C në vitin 2021.
Sipas gjetjeve të publikuara në Gazetën Ndërkombëtare të Klimatologjisë, temperatura u regjistrua në ishullin italian të Sicilisë më 11 gusht 2021, tha zyrtarja për media e OBM-së, Clare Nullis, në një konferencë për media të OKB-së në Gjenevë.
Nullis deklaroi se rekordin e mëparshëm për Evropën kontinentale prej 48.0 C e mbanin qytetet greke të Athinës dhe Elefsinës më 10 korrik 1977, bazuar në burimet zyrtare të qeverisë.
Në një deklaratë për media, raportuesi i OBM-së, Randall Cerveny tha: "Ekstremet e paraqitura përpara OBM-së për gjykim janë pasqyrim i klimës sonë aktuale. Është e mundur, me shumë gjasa, që në të ardhmen të ndodhin ekstreme më të mëdha në gjithë Evropën".
"Ky hetim tregon tendencën alarmante për vazhdimin e temperaturave të larta që do të vendosin rekorde në rajone të veçanta të botës", paralajmëroi Cerveny.