Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) bastisin pronën e ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se rezidenca e tij Mar-A-Lago në Florida u kontrollua dje nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
"Shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago, në Palm Beach, Florida, tani është nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Kjo është një kohë e errët për kombin tonë. Asnjëherë më parë një presidenti të SHBA-së nuk i ka ndodhur një gjë e tillë”, tha Trump në një deklaratë me shkrim.
Duke pohuar se agjentët e FBI-së thyen kasafortën në pronën e tij, Trump tha se kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, është e panevojshme dhe e papërshtatshme.
Associated Press, duke cituar persona të njohur me çështjen, tha se kontrolli i FBI-së lidhet me një hetim nëse Trump kishte marrë të dhëna të klasifikuara në rezidencën e tij në Florida gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Thuhet se Departamenti i Drejtësisë po heton ekzistencën e të dhënave të klasifikuara të gjetura në 15 kuti dokumentesh të marra nga Mar-A-Lago nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave në fillim të këtij viti.
Siç njoftohet, ligjet federale ndalojnë nxjerrjen e dokumenteve konfidenciale të qeverisë nga vendet e autorizuara të përcaktuara me ligj.
9 Gus 2022
FBI bastis pronën e Donald Trump
Një operacion i tillë paraqet rast të paprecedentë, historikisht asnjë presidenti të SHBA-së nuk i është bastisur prona
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore