Thomas Matthew Crooks 20-vjeçar nga Pensilvania është autori i cili tentoi të vrasë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe kandidatin e Republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Trump.
Siç njoftoi Byroja Federale e Hetimit (FBI), personi i armatosur qëlloi drejr kandidatit presidencial republikan Trump, ndërsa ai po mbante një fjalim në skenë në Pensilvani.
Trump u plagos lehtë në pjesën e veshit të djathtë dhe u largua nga skena me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.
Në deklaratën e tij të parë pas sulmit, Donald Trump tha nga spitali se ai është mirë dhe se testet dhe monitorimi mjekësor janë në vazhdim.
Sulmuesi u neutralizua, trupi i tij u gjet jo shumë larg vendit të sulmit, në të cilin u plagosën edhe dy persona të tjerë.
Sipas informacioneve të autoriteteve amerikane, sulmuesi ndodhej në një kodër jashtë zonës ku po zhvillohej takimi dhe sipas Trump ka qëlluar disa të shtëna, para se të qëllohej në ndërhyrjen e forcave të sigurisë.
FBI e karakterizoi sulmin si një atentat.
Sulmi u dënua edhe nga presidenti aktual amerikan dhe kundërshtari i Trump, Joe Biden.