Në qytetin Deir Ez-Zor në lindje të Sirisë ka pasur shpërthime të përleshje mes fiseve arabe nën presionin e PKK/YPG-së dhe organizatës terroriste të mbështetur nga ShBA-ja.
Përleshjet filluan në orët e mëngjesit mes organizatës terroriste dhe fiseve arabe që ndodhen nën presion në rajonet që terroristët e YPG-PKK-së kanë pushtuar në Deir Ez-Zor.
Sipas informacionit nga burimet lokale që ka marrë Anadolu, konflikte të ashpra janë raportuar në 9 pika të ndryshme në periferi lindore dhe juglindore.
Fiset arabe sulmuan të ashtuquajturat postblloqe rrugore dhe selitë e PKK/YPG-së në fshatrat Al-Busayrah, Ibrehiyye, Al-Harijiyah, Al-Tayyanah, Abu Hammam, Gharanij, Al-Kishkiyah, Ziban dhe Ellatva.
Në Deir ez-Zor ka pasur përleshje të dhunshme edhe më parë mes fiseve arabe nën presionin e PKK/YPG-së dhe organizatës terroriste të mbështetur nga ShBA-ja.
Pushtimi i PKK/YPG-së në Deir ez-Zor
E gjithë popullsia e Deir ez-Zorit, të cilën organizata e pushtoi nën emrin e "luftës kundër DAESh-it" me mbështetjen e ushtrisë amerikane, përbëhet nga arabët.
Organizata terroriste rekruton me forcë fëmijë arabë në rajonet e pushtuara.
Organizata, e cila gjeneron të ardhura duke sekuestruar puset në rajon dhe duke ia shitur ato administratës së Damaskut përmes kontrabandistëve, pavarësisht sanksioneve të ShBA-së, i përdor të ardhurat për aktivitetet e veta, ndërkohë banorët e rajonit janë të privuar nga shërbimet dhe ndihmat lokale.