Forca izraelite bastisin në Bregun Perëndimor, arrestojnë 15 persona.    /Foto: AA

Forcat izraelite gjatë bastijsve në lokacione të ndryshme në Bregun Perëndimor nën pushtim kanë arrestuar 15 persona.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite përgjatë natës kryen bastisje në qytetet Qalqilya, Jenin, Nablus, Jericho, Tubas dhe Al-Khalil.

Gjatë bastisjes ndaj shtëpive në fshatin Baqa al-Hatab në lindje të qytetit Qalqilya, forcat izraelite dëmtuan sendet nëpër shtëpi dhe arrestuan 11 persona.

Po ashtu, forcat izraelite arrestuan një person në bastisjen e kryer në zonën Azzun, ndërsa bëhet e ditur se kryen bastisje edhe në fshatin Hajjah.

Në bastisjet e kryera në qytetin Jenin u arrestuan tre palestinezë. Në bastisjet në fjalë u përdorën buldozerë dhe mjete ajrore pa pilot.

Edhe në zonën As-Sawiya në jug të qytetit Nablus, automjeti i një personi palestinez u dogj nga kolonët hebrenj përreth rajonit.

Kolonët hebrenj kanë hyrë me armë automatike në zonën As-Sawiya dhe sulmuan shtëpitë e banorëve të zonës.

Edhe qyteti Jericho u bastis gjithashtu nga ushtarët izraelitë gjatë gjithë natës. Ushtarët izraelitë hynë me automjete ushtarake në zonën Wadi Al-Faria në jug të qytetit Tubas dhe rrethuan një shtëpi në zonë.

Ndërkohë edhe në qytetin AL-Khalil në jug të Bregut Perëndimor, vazhduan përgjatë natës bastisjet e forcave pushtuese izraelite. Ushtarët izraelitë që u intensifikuan në zonën Abu Dajan, e morën nën kontroll shtëpinë e të burgosurit palestinez Hamid el-Kavasime dhe dhunuan duke goditur banorët e shtëpisë.

TRT Balkan / agjencitë