Forcat izraelite sulmojnë zonën me tenda në Rafah, 18 të vrarë         / Foto: AA

Të paktën 18 persona u vranë dhe 35 u plagosën në një sulm nga ushtria izraelite në zonën ku ndodheshin tendat e palestinezëve të zhvendosur në rajonin Al-Mewasi të Rafah, qytetin jugor të Rripit të Gazës.

Forcat izraelite kryen sulme të rënda artilerie me tanke në atë rajon në perëndim të Rafahut.

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se, sipas informacioneve fillestare, nga sulmi janë vrarë të paktën 18 persona dhe 35 janë plagosur.

Dëshmitarët okularë raportojnë se tanket e ushtrisë izraelite bombarduan zonat ku ndodheshin tendat palestineze dhe se shpërthyen disa zjarre.

TRT Balkan / agjencitë