Franca miratoi planin për reformat pensionale.     /Foto: AA

Ligjvënësit francezë hodhën poshtë mocionet e mosbesimit kundër qeverisë, duke çuar në miratimin e planit kontravers të reformës së pensioneve.

Partitë që kundërshtojnë skemën e reformës së qeverisë javën e kaluar paraqitën dy mocione censurimi, pasi presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne vendosën të përdorin kompetencat e tyre kushtetuese për ta kaluar miratuar planin kontrovers.

Javën e kaluar, grupi i pavarur ‘Liot’ dhe partia ‘Tubimi Kombëtar’ (RN) paraqitën dy mocione censurimi, të cilat kërkojnë mbështetjen e një shumice absolute në parlament, respektivisht 287 vota për t’u miratuar.

Së fundmi, presidenti Macron dhe kryeministri Borne zhvilluan një takim pasi Senati i Francës miratoi versionin përfundimtar të projektligjit përpara se ai të dorëzohej në një votim parlamentar.

Ata vendosën të përdorin nenin 49.3 të kushtetutës, një mekanizëm që lejon qeverinë të miratojë projektligjin pa miratimin e parlamentit.

Vendimi erdhi pas frikës se ligjvënësit do të mund të bllokonin reformat pasi qeveria nuk ka shumicë absolute në legjislaturë.

Partitë kundërshtare më pas kundër masës paraqitën mocione mosbesimi në parlament, ndërsa u mbajtën protesta dhe grevat e vazhdueshme u shtrinë në shumë sektorë, përfshirë rafineritë e naftës dhe transportin publik.

Në muajin janar, qeveria zbuloi projektin e reformës dhe parlamenti një muaj më vonë filloi shqyrtimin dhe debatimin e projektligjit.

Projekti i reformës përfshin rritjen e moshës së daljes në pensione nga 62 në 64 vjet dhe nevojën e të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për një pension të plotë.

TRT Balkan / agjencitë