Franca ka mohuar mundësinë e vendosjes së trupave ushtarake në Grenlandë, ishullin më të madh në botë dhe një territor autonom danez me qeverisje dhe parlament të vetin.
Gjatë konferencës javore për media, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, u përgjigj ndaj pyetjeve të Anadolu, duke nënvizuar se parimi i paprekshmërisë së kufijve dhe sovranitetit mbetet një vlerë e pacenueshme në Evropë.
Ai theksoi se presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Noël Barrot, ua kishin përsëritur këtë qëndrim homologëve të tyre danezë gjatë një vizite në Paris në fillim të kësaj jave.
"Dërgimi i trupave nuk bëhet fjalë. E vetmja çështje në fjalë është riafirmimi i detyrimit për t’i respektuar kufijtë dhe sovranitetin kombëtar,” theksoi ai.
Deklarata e Francës vjen në një moment kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur qartë synimin e tij për ta marrë kontrollin e territorit nga Shtetet e Bashkuara.