Gaza, 405 ditë në sulmet e Izraeli regjistron 45.736 viktima.       Foto: Reuters

Të paktën 24 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve që nga viti i kaluar në 43.736, njoftoi të enjten ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethua.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se rreth 103.370 njerëz u plagosën.

“Okupatori izraelit kreu tri masakra në 24 orët e fundit, me pasojë 24 të vdekur dhe 112 të plagosur”, njoftoi ministria.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t'i arrijnë.

Ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën e saj brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i vitit të kaluar nga Hamasi, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Për shkak të sulmit, pothuajse e gjithë popullata e territorit u zhvendos gjatë bllokadës, gjë që çoi në një mungesë serioze të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli po përballet me një akuzë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë