Gaza, gjatë 24 orëve të fundit izraelitët vranë 164 palestinezë.     /Foto: AA

Të paktën 164 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit teksa Izraeli vazhdon të sulmojë Rripin e rrethuar të Gazës, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se “pushtimi izraelit kreu 19 masakra të familjeve” në 24 orët e fundit, gjatë të cilave u vranë 164 palestinezë, ndërsa 200 u plagosën.

"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, sepse ekipet e shpëtimit nuk mund t'i arrijnë ata", tha ai.

Edhe pse kanë kaluar dy javë që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) lëshoi ​​një urdhër të përkohshëm kundër Izraelit për çështjen e gjenocidit të iniciuar nga Afrika e Jugut, Izraeli vazhdon të kundërshtojë vendimet e Gjykatës, nga lejimi i ndihmës humanitare deri te vrasjet.

Në sulmet e forcave izraelite, deri më tani janë vrarë 28.340 dhe janë plagosur 67.984 u palestinezë. Fushata ushtarake çoi gjithashtu në zhvendosje masive, shkatërrim dhe mungesë të ushqimit, ujit dhe strehimit.

Izraeli pretendon se 1.200 njerëz u vranë në sulmet e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Pavarësisht kundërshtimit nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli po planifikon një pushtim tokësor të Rafahut, ku jetojnë rreth 2,3 milionë banorë të Gazës.

TRT Balkan / agjencitë