Zyrtarët izraelitë: Ushtria vrau liderin e Hamasit Sinwar në Gaza      / Foto: AA

Ushtria izraelite tha sot se ka vrarë vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, në një operacion ushtarak në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë zyrtare për X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichae Adree konfirmoi “eliminimin” e Sinwarit në Gaza.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, gjithashtu pretendoi vrasjen e shefit të Hamasit.

Ushtria tha se nuk kishte shenja të pranisë së pengjeve në zonën ku u vra Sinwar.

Këtë korrik, Izraeli u fajësua edhe për vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

TRT Balkan / agjencitë