Disa gazetarë u plagosën në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës të premten.
Burime mjekësore thanë për Anadolu se në mesin e të plagosurve ishin gazetarë të terrenit të kanalit TRT Arabi, të cilët raportojnë për sulmet në Gaza.
Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, që vrau rreth 1.200 njerëz.
Numri i personave të vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në tetor të vitit të kaluar është rritur në 33.634.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, lufta e Izraelit ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Rripit të Gazës në zhvendosje të brendshme me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.
Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të siguruar që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza.