Gjashtë të plagosur në një sulm me thikë në Francë, mes tyre katër fëmijë

Gjashtë të plagosur në një sulm me thikë në Francë, mes tyre katër fëmijë

Policia ka arrestuar të dyshuarin për sulmin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Gjashtë të plagosur në një sulm me thikë në Francë, mes tyre katër fëmijë / Foto: AA

Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një sulm me thikë në qytetin Annecy në Francë.

Sipas mediave franceze, rreth orës 09:45 në Annecy, një person ka sulmuar me thikë fëmijët pranë parkut.

Sipas informacioneve fillestare, nga sulmi u plagosën gjashtë persona, mes të cilëve katër fëmijë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për sulmin.

AA