Një gjykatës i Gjykatës së Lartë kanadeze lëshoi një vendim që u jep protestuesve propalestinezë tri ditë për të hequr kampin në Universitetin Vancouver Island në British Columbia.
Universiteti i kërkoi Gjykatës të largonte protestuesit nga të gjitha pjesët e kampusit.
Gjykatësi Michael Stephens tha në vendim se protestuesit duhet të largohen vetëm nga vendi që aktualisht është i zënë.
Gjithashtu, vendimi do të jetë në fuqi për 150 ditë, jo përgjithmonë.
Rreth 30 persona ishin në kampin i cili u ngrit më shumë se 100 ditë më parë, duke kërkuar që universiteti të pranonte "gjenocidin kundër palestinezëve" dhe të zbulonte të gjitha lidhjet me kompanitë që janë "bashkëpunëtorë në shkeljen e të drejtave të njeriut".
Zyrtarët e universitetit pretenduan se protestuesit ishin "luftëtarë" dhe i kushtuan universitetit 870.000 dollarë, ndërsa nuk munguan edhe dorëheqjet e disa punonjësve të stafit akademik.