Gjykata e Apelit në Paris ka lënë në fuqi dënimin ndaj ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarcozy, të shqiptuar në vitin 2021 për shkak të fajësisë së tij në skandale korrupsioni dhe tregtie të ndikimit.
Gjykata konfirmoi dënimin 3-vjeçar, prej të cilëve dy vjet janë suspenduar ndërsa një vit do të vuajë burgimin shtëpiak – me hallkë elektronike – në vend se të shkojë në burg.
Ish-presidenti francez do të ankimojë vendimin edhe në Gjykatën Supreme.
Sarkozy, i cili udhëhoqi vendin në 2007-2012, dhe avokati i tij Thierry Herzog u akuzuan se i dhanë ryshfet Gilbert Azibert, një ish-gjyqtar në Gjykatën e Kasacionit, në vitin 2014 për t'u dhënë atyre informacion në lidhje me një hetim gjyqësor.
Në këmbim, Sarkozy i premtoi gjyqtarit një pozicion prestigjioz në Monako, sipas të përditshmes Le Monde.
Një linjë sekrete telefonike, të cilën Sarkozy e përdorte për veprimet kriminale korruptive për të cilat është gjykuar, është zbuluar me ndihmën e përgjimeve.
Duke u bërë presidenti i parë francez që dënohet për akuza të tilla, Sarkozy gjithashtu përballet me një kufizim trevjeçar të të drejtave të tij qytetare, duke e ndaluar atë për të kandiduar për poste publike në atë periudhë.