Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur "thellësisht i shqetësuar" nga përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit dhe u bëri thirrje të dy palëve "të ndalojnë konfliktet".
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric theksoi se sekretari i përgjithshëm u ka bërë thirrje urgjente të dy palëve "për ndalimin e konflikteve".
Sipas Dujarric, këto veprime vënë përballë rrezikut si popullin libanez ashtu edhe atë izraelit dhe kërcënojnë drejtpërsëdrejt sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Më heret, ushtria izraelite me pretendimin se Hezbollahu ka planifikuar të shënjestrojë Izraelin, bëri të ditur se ka planifikuar "sulm parandalues" ndaj Libanit.
Pas kësaj, Hezbollahu deklaroi fillimin e kundërpërgjigjes ndaj Izraelit kundër vrasjes së kryer më 30 korrik ndaj Fuad Shukur, një prej komandantëve të nivelit të lartë në Bejrut.
Ndërkaq, Hezbollahu tha se në sulmin për kundërpërgjigje, shënjestroi pikat e ushtrisë izraelite me 320 raketa si dhe një numër mjetesh ajrore pa pilot.
Ushtria izraelite pretendon se rreth 100 avionë luftarakë morën pjesë në sulmet e kryera në Liban mëngjesin e sotëm dhe se u goditën 40 nga lëshuesit e raketave të pozicionuara për të goditur qendrën e Izraelit.