Hakan Fidan diskutoi zhvillimet e fundit në Gaza me homologun jordanez      / Foto: AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij jordanez Ayman Safadi diskutuan të premten zhvillimet e fundit në Gaza, sipas burimeve diplomatike turke.

Në një telefonatë, Fidan dhe Safadi shkëmbyen mendime mbi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, thanë burimet, të cilët kërkuan të mos përmendet emri për shkak të kufizimeve për të folur në media.

Mes pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me trajtimin e krizave ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së të enjten shtyu për herë të katërt këtë javë një votim mbi rezolutën.

Këshilli prej 15 anëtarësh pritet të mblidhet të premten për të votuar mbi rezolutën e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila thuhet se bën thirrje për "hapa urgjentë" për të lejuar dërgimin e sigurt dhe të papenguar të ndihmës për civilët e goditur në Gaza.

Negociatat intensive me dyer të mbyllura janë zhvilluar gjatë gjithë javës nga këshilli për të shmangur një veto të ShBA-së.

Numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 20.057 që nga 7 tetori, me të paktën 53.320 të tjerë të plagosur, tha të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar.

Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmet e 7 tetorit, ndërsa më shumë se 130 pengje mbeten në robëri.

AA