Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, policia hyri në kopshtin e Universitetit Humboldt dhe ndërhyri ndaj mbështetësve pro-palestinezë që organizuan protestë duke u ulur.
Një grup mbështetësish të Palestinës erdhën në kopshtin e Universitetit Humboldt në Berlin pa leje dhe mbajtën protestën duke u ulur.
Rektorja Julia von Blumethal e cila kërkoi të ndërhyjë ndaj situatës, bisedoi për një kohë me protestuesit dhe u kërkoi që të përfundojnë protestën. Por, protestuesit nuk e pranuan këtë dhe vazhduan protestën e tyre.
Policia e Berlinit e cila mori masa intensive të sigurisë, pas një pritjeje 3-orëshe ndërhyri ndaj grupit dhe i nxori mbështetësit propalestinezë nga kopshti i universitetit.
Disa protestues që rezistuan ndaj policisë gjatë ndërhyrjes u ndaluan përkohësisht për identifikim.
Demonstruesit gjatë protestës brohoritën me sloganet "Gaza e lirë", "Gjermani, ndalo dërgimin e armëve në Izrael", "Ndaloni gjenocidin" dhe "Rroftë Palestina".