Hamasi apel vendeve të BE-së të parandalojnë ofensivën izraelite në Rafah.     /Foto: AP

Grupi palestinez Hamas u bëri thirrje vendeve evropiane që të marrin masa për të parandaluar ofensivën e paralajmëruar izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku ka 1,4 milion palestinezë.

"Qytetarët palestinezë që ikën në Rripin jugor të Gazës nuk kanë ku të ikin", paralajmëroi kancelari gjerman Olaf Scholz.

Hamasi mirëpriti deklarata të tilla, duke shtuar se "nuk i shfajësojnë ata nga përgjegjësia e tyre në parandalimin e sulmit kriminal në Rafah... veçanërisht pasi ato qeveri vazhdojnë të furnizojnë me armë" Izraelin.

Deklarata e Hamasit u bëri thirrje vendeve evropiane që "të marrin qëndrime praktike dhe serioze për të parandaluar entitetin nazist që të vazhdojë luftën e tij kriminale kundër popullit tonë".

Ata gjithashtu u bënë thirrje qeverive evropiane që të veprojnë në përputhje me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila i bëri thirrje Izraelit të ndalojë krimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik kundër popullit palestinez.

Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga inkursioni ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 29.782 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe mungesë furnizimesh. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të siguruar që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza. Pavarësisht urdhrit të gjykatës, Izraeli vazhdoi të kryente sulme në Rripin e Gazës dhe është planifikuar një pushtim i Rafahut, ku ndodhen rreth 1,4 milion palestinezë.

TRT Balkan / agjencitë