Hamasi: Türkiye të jetë në mesin e shteteteve garantuese të armëpushimit.   /Foto: AA

Anëtari i byrosë politike të lëvizjes Hamas, Osama al-Hamdan, tha deklaruar se ata kanë kërkuar që Egjipti, Katari, Türkiye, Rusia dhe Kombet e Bashkuara të jenë garantuesit e projektmarrëveshjes për armëpushim në Gaza.

Në një konferencë për media në zyrën e Hamasit në Bejrut, al-Hamdan sqaroi detajet e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve dhe armëpushimit që Hamasi i dorëzoi qeverisë izraelite përmes vendeve ndërmjetësuese.

Ai theksoi se Hamasi po punon për të arritur një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të plotë.

“Hamasi ka paraqitur propozime për të dërguar ndihma, për t’u dhënë fund sulmeve barbare ndaj civilëve të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, për të siguruar strehim të sigurt për njerëzit e zhvendosur, për të filluar rindërtimin, heqjen e bllokadës së Gazës, si dhe për shkëmbimin e të burgosurve”, tha al-Hamdan.

Më tej, al-Hamdan theksoi se Hamasi iu përgjigj pozitivisht propozimit, pavarësisht reagimeve të Izraelit, i cili mohon edhe të drejtat më elementare njerëzore të popullit palestinez.

Siç theksoi ai, Izraeli me këmbëngulje po bën deklarata se do të vazhdojë sulmet e tij në Gaza.

Duke kujtuar deklaratën e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me një marrëveshje të mundshme, al-Hamdan tha se Netanyahu nuk do ta tërheqë ushtrinë e tij nga Gaza dhe nuk do të lirojë palestinezët nga burgu.

“Në propozimin tonë për një armëpushim në Gaza, ne kërkuam që Egjipti, Katari, Türkiye, Rusia dhe OKB-ja të jenë garantues në të gjitha llojet e marrëveshjeve”, tha al-Hamdan.

TRT Balkan / agjencitë