Kamala Harris, nënpresidentja amerikane e cila pësoi humbje në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), iu drejtua publikut pas disfatës nga Donald Trump.
Harris falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës, familjen e saj, presidentin aktual Joe Biden, ekipin që punoi në fushatën e saj, duke thënë se ishte e lumtur dhe e kënaqur me mënyrën se si u zhvillua.
Ajo gjithashtu deklaroi se foli me Donald Trumpin dhe i tha atij se do ta ndihmonte për një transferim paqësor të pushtetit.
“E pranoj humbjen, por nuk heq dorë nga lufta që drejtova në fushatë. Lufta për liri... Është një luftë që nuk do të heq dorë kurrë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga një Amerikë ku gratë kanë zgjedhje dhe ku shkollat dhe rrugët janë të sigurta nga armët”, tha Harris.
Ajo u bëri thirrje mbështetësve t'i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve.