Sipas një studimi ndërkombëtar të udhëhequr nga Kina, oqeanet kanë arritur temperaturat e tyre më të larta të regjistruara për të pestin vit radhazi në 2023, një shenjë shqetësuese e shpejtësisë me të cilën bota po ngrohet.
Në një studim të kryer nga Akademia Kineze e Shkencave, studiues nga Kina, ShBA-ja, Zelanda e Re, Italia dhe Franca kanë matur temperaturën vjetore të ujit të oqeanit.
Matjet kanë treguar se temperatura e ujit të oqeanit në vitin 2023 ishte 0,23 gradë më e lartë se në vitin 2022. Sipas studimit, kjo është “temperatura më e lartë” e regjistruar për të pestën herë radhazi.
Studiuesit kanë deklaruar se edhe nëse emetimet e gazeve serrë reduktohen, temperaturat e ujit të oqeanit do të vazhdojnë të rriten gjatë këtij shekulli.
Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën "Advances in Atmospheric Sciences".