Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se më shumë se 29 mijë emigrantë të parregullt që tentuan të mbërrinin në Evropë që nga viti 2014 e deri më tani, humbën jetën gjatë udhëtimit të tyre.
Raporti i publikuar nga IOM zbuloi edhe një herë tragjedinë njerëzore në problemin në rritje të migrimit të parregullt viteve të fundit.
Në raport thuhet se Mesdheu, i cili është rruga më e përdorur për migrimin e parregullt është kthyer në varreza. Më shumë se 29 mijë emigrantë të parregullt humbën jetën në përpjekjen për të mbërritur në Evropë që nga viti 2014, ku 5 mijë prej të cilëve vetëm në dy vitet e fundit.
Më tej theksohet se 2.836 nga emigrantët e parregullt, kryesisht nga brigjet e Libisë dhe Tunizisë dhe që tentonin të arrinin në Itali apo Malta, humbën jetën për shkak të fundosjes së varkave të tyre ose për arsye si uria dhe etja.
Në linjën Afrikë Veriore-Ishujt Kanarie, një tjetër rrugë e migrimit të parregullt, 1.500 persona humbën jetën që nga viti 2021.
Gjithashtu thuhet se vdekjet e emigrantëve të parregullt u rritën në Greqi, Ballkanin Perëndimor dhe Kanalin Anglez.
Studiuesit theksuan se fati i shumë varkave të fundosura nuk dihet dhe se ka shumë vdekje të paregjistruara.
26 Tet 2022
IOM: Më shumë se 29 mijë emigrantë humbën jetën që nga viti 2014
Raporti i publikuar nga IOM zbuloi edhe një herë tragjedinë njerëzore në problemin në rritje të migrimit të parregullt viteve të fundit.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore