SHBA dhe Irani vështirë të arrijnë marrëveshje bërthamore. Sipas kordinatorit për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brett McGurk thuhet se për një të ardhme të afërt ekziston mundësi minimale që SHBA dhe Irani të shtrëngojnë duart mbi armët bërthamore.
Duke cituar burime të paidentifikuara, shtëpia mediatike Axios raportoi se McGurk zhvilloi një takim me ekspertë nga organizatat Think tank.
Në takim, McGurk deklaroi se arsyeja e mospasjes së progresit në negociatat për kthimin e SHBA-së në marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin është pavendosmëria e iranianëve dhe se Irani dëshiron të shtojë pika të reja në marrëveshje ndërsa SHBA-ja nuk dëshiron.
McGurk theksoi se kthimi në marrëveshjen bërthamore në të ardhmen e afërt është një "mundësi e largët" dhe shtoi se SHBA-ja është e gatshme të përdorë sanksione dhe izolim diplomatik kundër Iranit.
Bisedimet e ndërmjetësuara midis SHBA-së dhe Iranit u mbajtën për herë të fundit në Katar në qershor dhe përfunduan pa rezultate.
Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme këtë muaj, presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA-ja nuk do të presë përgjithmonë që Irani të marrë një vendim.
28 Kor 2022
Irani rrezikon sanksione dhe izolim diplomatik
Takimi i fundit SHBA-Iran u zhvillua në Katar, në qershor të këtij viti
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore