Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, ka bërë të ditur se vendi i tij do t'i mbajë zgjedhjet parlamentare në javën e fundit të këtij muaji.
Harris në një fjalim konfirmoi se po kërkon shpërbërjen e parlamentit të vendit (Dail Eireann) dhe tha se zgjedhjet do të zhvillohen më 29 nëntor, e premte.
Kryeministri irlandez theksoi gjithashtu se ai planifikon së shpejti të vizitojë zyrën presidenciale ‘Aras an Uachtarain’ për t’i kërkuar presidentit Michael Higgins ta shpërndajë parlamentin.
Më vonë, transmetuesi publik ‘RTE’ raportoi se Harris dhe Higgins u zhvendosën në dhomat shtetërore, ku do të bëhet shpërbërja zyrtare e parlamentit.
Harris, i cili vizitoi kryeqytetin hungarez Budapest në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), mbërriti në ndërtesat e qeverisë në Dublin sot pasdite për të shpallur datën e zgjedhjeve.