Izraelitët bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar

Izraelitët bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite arrestuan gjashtë palestinezë në Jenin dhe katër në Betlehem dhe Ramallah.
Izraelitët bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.    /Foto: AA

Forcat izraelite bastisën qytetet Jenin, Betlehem dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan dhjetë palestinezë.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën qytetin e Jeninit e kampin e refugjatëve në Jenin dhe dëmtuan pronat palestineze me eksavatorë.

Gjatë bastisjes ka pasur përleshje midis palestinezëve dhe forcave izraelite, ndërsa mbi shumë lagje të Jeninit kanë fluturuar dronë izraelitë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njofton se forcat izraelite kanë arrestuar gjashtë palestinezë gjatë bastisjes në Jenin.

Në një lajm tjetër WAFA tha se forcat izraelite arrestuan katër palestinezë në bastisjet në qytetet Betlehem dhe Ramallah.

Forcat izraelite dje arrestuan 26 palestinezë në Bregun Perëndimor. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 tejkaloi numrin 5.780.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 341 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar.

TRT Balkan / agjencitë