Izraeli vrau 105 gazetarë në Gaza brenda 83 ditëve.    /Foto: Reuters

Unioni i Gazetarëve Palestinezë ka dokumentuar krimet izraelite, duke përfshirë vrasjen e 14 gazetarëve palestinezë në Rripin e Gazës, raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Izraeli gjatë muajit janar kreu të paktën 135 shkelje dhe krime kundër gazetarëve palestinezë në gjithë Palestinën.

Unioni i Gazetarëve Palestinezë ka dokumentuar krimet izraelite, duke përfshirë vrasjen e 14 gazetarëve palestinezë në Rripin e Gazës, raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Ai gjithashtu regjistroi rreth 50 raste të sulmeve nga ushtarët izraelitë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, që përfshinin "arrestimin e ekipeve të lajmeve, pengimin e tyre për të kryer punën e tyre dhe gjuajtje me municion të vërtetë".

U regjistruan gjithsej 26 raste të dhunës dhe frikësimit kundër gazetarëve palestinezë, duke përfshirë katër të cilët "u plagosën brutalisht nga plumbat dhe predha, dhe katër të tjerë që pësuan prerje dhe mavijosje në sulmet izraelite".

Forcat izraelite arrestuan dy gazetarë, ndërsa disa institucione mediatike dhe të paktën tri shtëpi gazetarësh u bastisën në janar, sipas raportit të Unionit të Gazetarëve Palestinezë.

"Të paktën 35 gazetarë mbetën pas hekurave izraelite në kushte të vështira", tha Unioni i Gazetarëve Palestinezë.

Sipas numërimit të fundit të publikuar nga zyra e mediave në Gaza, ushtria izraelite ka vrarë 122 gazetarë palestinezë që nga fillimi i sulmit në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.478 palestinezë dhe duke plagosur 66.835 të tjerë. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Ofensiva izraelite ka lënë 85 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendosur, me mungesëakute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas Kombeve të Bashkuara.

TRT Balkan / agjencitë